Dita e konsumatorit, Ekonomi: Njihni të drejtat, kërkoni llogari!

15/03/2016 00:00

Dita e sotme 15 mars është Dita ndërkombëtare e Konsumatorit. Shqipëria renditet si një nga vendet problematike, përsa i përket informacionit mbi produktet dhe cilësitë e tyre. Të drejtat e konsumatorit janë nga më të rëndësishmet në legjislacionin europian dhe kanë përparësi absolute.

Pikërisht për të rritur ndërgjegjësimin, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Agjencia e Bashkëpunimit gjerman GIZ, në një aktivitet përmes tendave të posaçme informuan qytetarët e Tiranës për të drejtat e tyre.

“Gjëja më e rëndësishme për konsumatorin është që kur ka një ankesë për produkte, qofshin këto ushqimore ose joushqimore, puna e parë që duhet të bëjë konsumatori është t’i drejtohet atij që është shitësi i produktit. Më pas të ndjekë me radhë të gjitha hallkat që kanë të bëjnë me ankesën e tij për atë produkt që nuk e ka marrë sipas cilësisë dhe sipas informacionit të tij”, tha Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmes institucioneve të varësisë monitoron produket joushqimore. Sipas ministres Ekonomi, zbatimi i direktivave të Bashkimit Europian po shërben në mbrojtjen më të madhe të konsumatorëve.

Top Channel