Godina e Librit, ndërtohen mjediset e para për botimet akademike

14/03/2016 16:25

Pranë Akademisë së Shkencave, disa mjedise janë restauruar duke u shndërruar në Libraninë e Librit Akademik.

Në këtë mjedis do të ekspozohen për herë të parë qindra botime shkencore që kanë parë dritën e botimit që prej vitit 1972, kur u themelua Akademia Shqiptare e Shkencave.

“Funksioni kryesor është ai i ekspozimit të librit, pasi akademia që nga viti 1972 ka rreth 500 tituj botimesh, që nuk kanë patur atë aksesim të duhur nga publiku. Ndërsa tani do të ketë një vend të posaçëm për këtë çështje, ku dashamirësi i kësaj literature do të ketë mundësi ta shfletojë librin”, deklaron Vaso Tole, sekretar në ASHSH.

Godina e Librit Akademik, që do të përurohet së shpejti, do të ketë tre salla, ajo për leximin dhe ekspozimin, si dhe një ambient të tretë që do të shërbejë edhe si vend magazinimi për mijëra tituj që aktualisht gjenden të magazinuar në hapësira dhe kushte të papërshtatshme.

Top Channel