Letra e Tahirit, reagon Manjani: Verifikim veprimtarisë së gjyqtarit

12/03/2016 21:05

Pak orë pas bërjes publike të letrës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me një gjyqtar në Vlorë që ka liruar një person të arrestuar në kushtet e flagrancës me një pistoletë që e mbante pa leje, reagoi kolegu i tij i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Manjani ka bërë me dije se, në përgjigje të shqetësimeve të kolegut Tahiri ka urdhëruar verifikimin e veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit në fjalë.

Po në njoftim thuhet se, “Ministria e Drejtësisë administron të dhëna mbi sjellje joprofesionale në Gjykatën e Vlorës, për të cilën do të nxitet edhe KLD-ja për të zhviluar një inspektim të përgjithshëm në këtë institucion”.

Top Channel