Marrëveshja Shqipëri-SHBA 6 miliardë USD për gazin, Reuters jep detaje: Pakti është për 20 vite A është Shqipëria ndalesa e radhës për refugjatët e bllokuar? Këtë titull mban reportazhi i agjencisë së lajmeve Al Jazeera, teksa sytë janë kthyer nga vendi ynë, për të cilin mediat prestigjoze ndërkombëtare po shkruajnë gjatë ditët e fundit se mund të jetë stacion për emigrantët.
Sipas Al Jazeera, mbyllja e rrugës ballkanike dhe kriza e përshkallëzuar humanitare në Greqi ka bërë që shumë njerëz të pyesin veten nëse është gati ose jo Shqipëria për të pritur rrjedhën e refugjatëve. Ndonëse terreni hyrës nga Greqia në Shqipëri duket armiqësor, me male, pyje të dendur, humnera, arinj dhe ujqër, për Vasilis Nitsiakos, profesorin e historisë në Universitetin e Janinës, kufiri 280 km është i depërtueshëm për ata që kanë sadopak informacion.
“Kam ecur nëpër ketë kufi në mënyrë të paligjshme disa herë. Verën e kaluar nga Konica në Greqi, për dy orë ishim në Shqipëri. Kjo është një rrugë shumë historike, mijëra emigrantë shqiptarë e kanë përdorur atë dhe vazhdojnë ende ta bëjnë. Ka nga ata që vijnë për të punuar në Greqi gjatë ditës dhe kthehen në fshatin e tyre gjatë natës. Ne nuk kemi parë ndonjë polic, askush nuk kujdeset. Ky është një sekret i ditur për të gjithë, që autoritetet tolerojnë. Pra, nëse refugjatët sot e provojnë, ata mund ta bëjnë këtë. Por pyetja është, a kanë ata rrugëdalje nga Shqipëria?”, thotë Nitsiakos.
Por nëse kjo ndodh dhe refugjatët arrijnë të depërtojnë në territorin shqiptar, Al Jazeera shtron pyetjen a posedon vendi ynë infrastrukturën për strehimin e tyre? Për Marie-Helene Verney, nga zyra e UNHCR-së, përgjigja është jo: “Ata kanë kazermat ushtarake në kufirin jugor dhe thonë se janë të gatshëm për t’i përdorur si strehim, por nuk janë. Atëherë çfarë ndodh? Qeveria shqiptare ka qenë e gatshme t’i përgjigjet kësaj krize, por sipas tyre, nëse flasin në media, atëherë refugjatët do të fillojnë të vijnë. Por ne u themi atyre: refugjatët do të vijnë, e planifikoni ju ose jo”.
Top Channel