Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara Për vitin 2015 Tirana vazhdoi të mbetet një qytet me ajër të ndotur. Edhe pse raporti përfundimtar nuk ka dalë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfirmoi se nga matjet e vazhdueshme rezulton se niveli i grimcave të pluhurit është i lartë në të gjithë kryeqytetin, madje dhe në zonat pranë liqenit artificial, dhe kjo i dedikohet kryesisht ndotjes nga trafiku i automjeteve.
“Tirana vazhdon të jetë e ndotur, nuk ka ndonjë përmirësim. Munt t’iu them se çdo kryqëzim në Tiranë është problematik. Ne kemi matur 4 kryqëzime kryesore dhe të gjitha janë problematike. Është bërë matja dhe në një pikë pranë liqenit dhe aty ka rezultuar se cilësia është thuajse e njëjtë”, shprehet Julian Beqiraj, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ndotja e ajrit vihet re edhe në qytetet kryesore si Durrësi, Elbasani, Kruja, Fieri dhe Vlora, ku matjet tregojnë situatë të rënduar, në periudha të ndryshme kohore.
Ndotja e dytë për nga rëndësia është ajo nga zhurmat, ku nivelet e Oragnizatës Botërore të Shëndetësisë tejkalohen si natën dhe ditën në Tiranë, Fier, Vlorë, Sarandë dhe Korçë.
Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit lajmëroi se ka përmisim të situatës në ujrat e plazheve bregdetare, ku niveli i ndotjes është ulur në përqindje të konsiderueshme në Durrës, Kavajë, Sarandë, Shëngjin etj.
Top Channel