Marrëveshja Shqipëri-SHBA 6 miliardë USD për gazin, Reuters jep detaje: Pakti është për 20 vite Sipas Drejtorit të Policisë Pyjore Renaldo Çulli, moratoriumi për ndalimin e prerjes së pyjeve është duke u zbatuar.
Në një intervistë për Top Channel, ai shprehet se pamjet e pemëve të prera janë përpara hyrjes në fuqi të moratoriumit.
Duke u ndalur tek masat e mëtejshme që do duhet të ndërmerren, Çulli liston shtimin e numrit të punonjësve të Policisë Pyjore, thellimin e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit si dhe vendosjen e 31 kamerave në akset kryesore të Shqipërisë për të zbuluar dhe ndaluar shkelësit e këtij moratoriumi.
“Jemi në pritje të shtimit të strukturës tonë, shtim me 200 vetë. Kjo nuk është e mjaftushme sërish pasi duke u krahasuar me vendet e rajonit, një inspektor i yni mbulon nga 20 deri në 30 mijë hektarë pyje, kurse një specialist i rajonit ka të paktën 10 herë më pak se kaq. Jemi të vetëdijshëm që duke u alternuar edhe me Policinë e Shtetit, rastet e prerjes së pyjeve do të marrin fund’, thotë Renaldo Çulli, drejtor i Policisë Pyjore.
Ai shton se rastet e prerjes së pyjeve të denoncuara në media, i përkasin përiudhës para vendosjes së moratoriumit.
Top Channel