Llalla: Rifreskim në stafin drejtues. Ndryshime dhe në Prokurorinë e Përgjithshme

11/03/2016 13:10

Një ditë pasi katër krerë prokurorish dhanë dorëheqjen, kreu i organit të akuzës Adriatik Llalla flet për një rifreskim të stafit drejtues.

Llalla është shprehur se ndryshime në disa nivele të prokurorisë vijnë si nevojë për përmirësim të rezultateve. Disa prej tyre, ka vijuar kryeprokurori ndodhen prej vitesh në poste drejtuese.

“Gjithashtu, riformatim pritet te kete edhe ne Prokurorine e Pergjithshme. Riorganizimi do te realizohet ne disa faza, ku fillimisht po shqyrtohen mundesite ne ato njesi te Prokurorise, ne te cilat vleresohet se ka nevoje per nderhyrje ne nje kohe sa me te shpejte. Prokuroria e Pergjithshme, pas analizave vjetore te zhvilluara ne fillim te vitit 2016, ka krijuar nje pamje te qarte mbi problematikat e aktivitetit. Ne perfundim, eshte vleresuar si domosdoshmeri rifreskimi i nje pjese te struktures se Prokurorise, proces i cili pritet te realizohet periodikisht ne ditet dhe javet e ardhshme”, është shprehur Llalla.

Një ditë më parë, krerët e prokurorisë së Tropojës, Dibrës, Përmetit dhe Lezhës dhanë menjëherë dorëheqjen nga postet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA