Aksioni për pastrimin e Tiranës, bashkia ftesë qytetarëve

11/03/2016 00:00

Kryqyteti shqiptar prodhon përafërsisht në një ditë rreth 800 ton mbeturina, shifër e cila ka bërë që Bashkia e Tiranës të ftojë në një tjetër aksion për pastrimin e mbeturinave çdo qytetar.

Të dielën, në 13 mars çdo vullnetar është i ftuar të marrë pjesë në këtë nisëm që prej orës 9:00 në mëngjes, për të dhënë secili ndihmën ndaj komunitetit.

“Në vigjilje të datës 14, Ditës së Verës, u mendua që të realizohet përsëri aktiviteti i pastrimit të Tiranës. Është diçka më ndryshe këtë herë ky aksion. I ftuar në aksion është çdo banor që kryen aktivitetin e tij në Tiranë”, shprehet Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Aksioni për pastrimin e Tiranës është i dyti i zhvilluar në 6 maujt e fundit. Në 4 shtator, morën pjesë thuajse 50 mijë vullnetarë, të cilët ndihmuan në asgjësimin e 12 mijë tonëve mbeturina.

Top Channel