Vlorë, detyrim paraqitjeje për inspektorët e INUV

10/03/2016 00:00

Ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca e rivlerësimit të masës së arrestit për kryeinspektorin, ish-kryeinspektori dhe tre inspektorë të INUV-it të Vlorës, të akuzuar për shpërdorim detyre.

David Tushaj, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoritit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Besnik Karabolli, ish-kryeinspektor i INUV-it Vlorë, Iriald Dervishaj, Mariol Mustafaraj , Endri Zeneli që të tre inspektorë pranë të INUV të Bashkisë Vlorë u arrestuan dy ditë më parë.

Ndaj gjashtë të arrestuarve rëndon akuza e shpërdorimit të dëtyrës dhe ndërtimit të jashtëligjshëm. Organi i akuzës ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg.

Pas një seance e cila zgjati mbi 3orë  e 30 min, trupi gjykues, i kryesuar nga relator Skënder Haluci ka vendosur që të akuzuarit të gjykohen në gjëndje te lirë, por më detyrim paraqitje.

Në sallë ka munguar vetem një nga të akuzuarit, Edmond Aliaj, i cili aktualisht gjendet në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Top Channel