Rritje e lehtë e papunësisë; 3 mujori i fundit i 2015, 0.2% më shumë

10/03/2016 16:00

Papunësia është rritur përsëri në tremujorin e fundit të 2015-s. Instituti i Statistikave publikoi anketën e forcave të punës, ku niveli papunësisë për moshën 15-64 vjeç rezulton 17.7 për qind, nga 17.5 që ishte në tremujorin e mëparshëm.

Papunësia më e lartë është tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, që rezultojnë me një nivel prej 32.2 për qind, gjithësesi me rënie të lehtë. Rritja e papunësië ka përfshirë si meshkujt ashtu edhe femrat.

Nga ana tjetër, shkalla e punësimit për moshën nga 15 në 64 vjeç është 53.7%, me një rritje prej 0.4 krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Anketa Tremujore e Forcave të Punës është një vrojtim statistikor që kryhet tek familjet. Objektivi kryesor i saj është të japë informacion mbi situatën e tregut të punës në vend, i cili përdoret për të hartuar politikat e tregut të punës dhe për vlerësimin e efektshmërisë së tyre.

Ankteta për tremujorin e fundit të 2015-s është bërë në një kampion prej 7 mijë e 328 familjesh.

Top Channel