Prerja e pyjeve vazhdon; dëmtime masive në Shebenik

10/03/2016 00:00

Prerja e pyjeve në vendin tonë nuk ka të ndalur pavarësisht moratoriumeve apo të ashtuquajturave zona të mbrojtura.

Në Parkun Kombëtar të Shebenikut, pranë fshatit Rrajcë-Skëndërbem prerjet janë masive. Një pjesë e mirë e druve janë transportuar, ndërsa pjesa tjetër janë lënë të thahën për t’u transportuar më pas.

Top Channel u njoftua për këtë masakër në Parkun e Shebenikut nga banorët e zonës, të cilët pasi u ankuan në të gjitha institucionet shtetërore dhe nuk gjetën asnjë zgjidhje, kërkuan të ndërgjegjësojnë opinionin publik përmes mediave.

“Jemi në dijeni, kemi bërë kontrolle të vazhdueshme, kemi plotësuar 24 procesverbale, dy janë me autorë. Kemi bërë kontrolle gjatë 24 orëve së bashku me Policinë e Rendit. Ka edhe prerje të vjetra. Aty në zonë banojnë 1 mijë familje dhe këtu kemi patur edhe ne problemet tona sepse kur shkojmë atje na bllokojnë rrugën banorët”, thotë Ardi Bodurri, përgjegjës i Sektorit të Monitorimit nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura.

Top Channel