Rrufeja godet transformatorin, fshati ngel 6 ditë pa energji

09/03/2016 17:05

Banoret e fshatit Rripan në Mallakastër, kanë 6 ditë pa energji elektrike pasi rrufeja ka goditur transformatorin e tensionit të lartë dhe e ka djegur atë.

Një përfaqësi e OSHE ka shkuar në vendngjarje për të bërë vlerësimin e dëmit dhe pasi kanë bërë verifikimet janë larguar.

Që prej asaj ditë asnjë përfaqësues nga Operatori nuk është shfaqur  më në zonë.

Banoret ankohen per mungesë vëmendjeje nga strukturat shtetërore, jo vetëm për këtë rast, por edhe në lidhje me probleme të tjera, pasi siç pohojnë ata ka pasur raste që kanë mbetur deri në 5 muaj pa ujë.

Top Channel