Ndotja e Fierzës në nivele alarmante

09/03/2016 15:40

Ndotja e Liqenit të Fierzës, gjithnjë e më shumë po bëhet një problem shqetësues.

Reshjet e fundjavës risollën sasi të mëdha mbeturinash urbane në sipërfaqe, por edhe në thellësi të ujëmbledhësit. Pa rezultat mbeten përpjekjet e institucioneve përgjegjëse.

Jo më shumë se dy vite më parë, ministritë e Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës firmosën një marrëveshje, e cila kishte si qëllim ndërtimin e rrjetave në rrjedhat e lumenjve që furnizojnë liqenin.

Por këto struktura ende nuk janë ndërtuar. Mbeturina vijnë e grumbullohen në basenin e Fierzës nga Kosova e Maqedonia, përmes Drinit të Zi e Drinit të Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA