Korçë, 200 libra të rinj në burgun e Drenovës

08/03/2016 16:45

Rreth 200 libra të rinj janë futur brenda mureve të burgut të Drenovës për t’iu shtuar bibliotekës së institucionit ku vuajnë dënimin mbi 400 persona.

Me iniciativën e drejtoreshës së teatrit “Andon Zako Çajupi”, Zamira Kita, burgu i sigurisë së lartë në Drenovë tashmë ka një bibliotekëtë  të pasuruar.

Në një aktivitet të organizuar nga trupa e teatrit të Korçës, dhurimi i librave është shoqëruar edhe me disa momente me humor e muzikë që ka argëtuar të dënuarit për më shumë se një orë.

Vetë drejtoresha e teatirit, Kita mes emocionesh ka theksuar se kjo është një iniciativë për të rritur më tej sensibilizimin qytetar për të kthyer sytë në drejtim të këtyre njerëzve.

Nga ana tjetër, edhe të dënuarit e kanë mirëpritur këtë iniciativë të drejtoreshës së teatrit, duke falenderuar për pasurimin e bibliotekës, por edhe për momentet ndryshe që u janë ofruar. Veç dhurimit të librave, kjo nismë pritet të vijojë më tej me prurje të tjera.

Top Channel