Ermelinda, policja që feston 8 Marsin në patrullim

08/03/2016 00:00

Ermelinda Maka është një nga 6 efektivet femra të Skuadrës “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, njësi e posaçme kjo e cila është e specializuar në ndërhyrjet e para në rast të ngjarjeve të rënda.

8 Marsi, Ermelindën e gjen në patrullim. Por për të, kjo ka dhe anën e saj të mirë.

“Të jesh në shërbim dhe të ndihmosh ato nëna apo ato gra për të cilat ne sot jemi ëktu ku jemi nuk është diçka jashtë normales. Përkudnrazi, është shumë e bukur. Është diçka që e mban mend dhe të tjerët të thonë faleminderit”, tha Ermelinda Maka, efektive e Skuadrës “Shqiponja”.

Nga ana tjetër, Polica e Shtetit, kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar femrat në timon.

Simbolika e 8 marsit, duket se gjen më së miri veten në rradhët e Policisë së Shtetit, pasi gjatë viteve të fundit, kjo strukturë ka qënë më e hapura për rekrutimin e efektiveve femra në radhët e saj.

Aktualisht, 13.6 % ose 1500 efektiv të policisë në të gjithë Shqipërinë, janë femra, shifër kjo që ka ardhur duke u rritur vit pas viti, fal dhe strategjive të ndjekura.

Tashmë nuk janë të rralla pamjet kur efektivet femra vihen në rreshtin e parë në rast të protestave, apo kur femra në uniformë ndalojnë drejtuesit e mjeteve.

Top Channel