Bulevardi i ri, protesta për kompensimin e shtëpive që shemben

07/03/2016 00:00

Banorët, shtëpitë e të cilëve preken nga ndërtimi i bulevardit të ri të kryeqytetit protestuan sërish këtë të hënë, përpara bashkisë së Tiranës.

Ata thonë se ndonëse kanë qenë në negociata për të përmbushur kërkesat e tyre, bashkia vijon të dërgojë letra për lirimin e banesave.

Sipas banorëve, në një takim që kanë patur me kryebashkiakun Veliaj ai i ka premtuar zgjidhjen e problemit. Por në një intervistë dhënë për top-chanel një ditë më parë, drejtori i projekteve stategjike në bashkinë e Tiranës Genc Kjodheli theksoi se përcaktimi i vlerës së tokës për kompesim bëhet me vendim të këshillit të ministrave.

Top Channel