Banorët, protestë për shtëpitë

03/03/2016 15:15

Banorë të zonës pranë ish-Kombinatit të Drurit “Misto Mame” në Tiranë, kanë protestuar mesditën e së dielës, duke kërkuar shpejtimin e procesit të legalizimit, për shkak se ndodhen në proces gjyqësor me disa persona që pretendojnë pronësinë mbi një sipërfaqe toke, ku pas vitit ’90 ata kanë ndërtuar rreth 60 shtëpi.

“Duam legalizimet, pasi kemi futur dokumentat që nga viti 2006 dhe asgjë nuk është bërë. Kërkojmë ndërhyrjen e shtetit shqiptar. Kjo protestë është paqësore, por herë tjetër do të ketë përmasa më të rrezikshme”, thonë protestuesit.

Sipas banorëve, nëse pas kësaj proteste nuk do të gjejnë vëmendjen e institucioneve përkatëse dhe në mënyrë të veçantë të kryeministrit dhe të deputetit të zonës, Saimir Tahirit, protesta e radhës do të bllokojë edhe rrugën kryesore.

Top Channel