Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara Dhjetëra qytetarë të Tiranës janë faturuar mbi konsumin real të ujit të pijshëm përgjatë muajit janar.
Këtë shqetësim ata e ngritën përmes një proteste, pas së cilës kreu i bashkisë, Erion Veliaj kërkoi nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve rishikimin e faturave, ndërsa deklaroi se asnjë qytetar nuk do të paguante asnjë qindarkë mbi konsumin real të ujit të pijshëm.
Pasi konfirmoi se këto fatura ishin abuzive, kreu i Ujësjellës Kanalizimeve, Neritan Gjojdeshi e justifikoi mbifaturimin me një gabim njerëzor. Por pas kësaj deklarate erdhi menjëherë shkarkimi i tij dhe zëvendësimi me zotin Redi Molla.
Të mërkurën, Ndëmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve njoftoi mënyrën se si do të kompensojë qytetarët për faturat e fryra. Ujësjellësi shpjegon edhe skemën sipas të cilës, të gjitha subjektet që e kanë paguar faturën do të kompensohen në faturën e çdo muaji në vazhdim, deri në likuidimin total të vlerës së paguar.
Ndërsa subjektet që nuk e kanë paguar ende këtë faturë do të marrin një faturë me vlerë minus, bashkë me faturën e muajit shkurt. Faturën e leximit real të muajit janar dhe atë të muajit shkurt, ata do të mund ta paguajnë deri në datën 28 mars, pa asnjë kamatë-vonesë.
Top Channel