PS, Dade: Zgjedhja e kryetarit? Çështjen e zgjidh kongresi

01/03/2016 13:20

Deputetja e PS, Arta Dade duke folur për zgjedhjen e kryetarit të partisë ka deklaruar se, “është një çështje që e vendos kongresi”.

“Deputeti Xhafa prezantoi propozimet për ndryshimet statutore që do të jenë në dobi të partisë”, ka thënë Dade.

Ajo ka bërë me dije se propozimet e saj i ka avancuar në linjë institucionale. “Pres me qetësi përgjigjen nga gjykata e partisë”, ka shtuar Dade.

Top Channel