“Mbrojtja e Trump në Shqipëri do bëhet nga dronët superinteligjentë ‘made in Albania”, Rama: Kemi bërë porosinë për ruajtjen më të sofistikuar kundërajrore Gratë demokrate nuk ishin shumë në bulevardin përpara Kryeministrisë, por ia dolën të bllokojnë trafikun për gati një orë.
Albina Deda ishte deputetja e vënë në qendër të vëmendjes që prej së enjtes, – siç u tha, – për shkak të sulmit verbal të kryeministrit. Deputetja Deda nuk u kursye në fjalor, kur u prezantua.
“Në mënyrë që ta dish mirë që nuk ke të bësh me ato dashnoret kolektive që ke në bordellon tënde socialiste, po me një zonë ”, tha Albina Deda, deputete e PD-së.
Por, motër ka një tjetër grua folëse. Motra e këngëtares Gugu solli në protestën e demokrateve fjalorin e përdorur në Facebook.
“Unë jam Nertila Marku, një aktiviste e shoqërisë civile e pagëzuar nga Rilindja dhe mediat e Endri Fugës me emrin buça e SHQUP-it të Lezhës”, tha Nertila Marku.
Kryeministri Rama mohoi të ketë pasur për qëllim të fyente deputete gra në Parlament, kur ka folur për vezët dhe për mitrën, por askush nga protestueset nuk e beson. Njëra prej tyre, prej disa muajsh shtatzënë, i bëri një ftesë.
“Zoti Rama unë të ftoj të më shoqërosh në të gjitha konsultat e mia me mjekun tim, që të shohësh se çfarë mrekullie ndodh me organin që ti e quan koshi i plehrave”, tha ajo.
Gratë demokrate synojnë t’u japin zemër edhe grave të tjera të bashkohen me to, për të protestuar kundër qeverisë për çdo çështje që u cënon jetën e përditshme.
Në protestë nuk foli asnjë prej deputeteve demokrate, që nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në incidentet e së enjtes, por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa për t’u distancuar prej protestës e Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut.
Top Channel