Kontrolli i kufirit Greqi-Shqipëri, asnjë prani e Frontex

01/03/2016 16:00

Kanë kaluar gati 4 muaj nga intervista e Drejtorit Ekzekutiv të Frontex Fabrice Legger për Top Channel dhe 5 muaj nga Samiti i mbajtur ne Bruksel, por duket se vendimet e marra në këtë samit, nuk janë zbatuar plotësisht.

“Një nga pikat e samitit të mbajtur në Brukesl dy javë më parë ishte që Frontex të rrisë operacionin “Poseidon” në kufijtë detarë të Greqisë, por dhe që Frontex do të mbështesë Greqinë në menaxhimin e kufijve të jashtëm me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë. Është vendosur nga ana e BE-së që Frontex do të kryej operacione në anën greke të kufirit me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë”, deklaronte Legger 4 muaj më parë për Top Channel.

E konktaktuar nga Top Channel, Zyra e Shtypit e Agjencisë Europiane të Kontrollit të Kufijve, ka bërë të ditur se deri në këto momente, asnjë oficer i Frontex nuk është dislokuar në kufirin shqiptaro-grek, por të gjitha forcat janë fokusuar në kufirin greko-maqedonas.

Zyra e Shtypit nuk jep detaje të tjera lidhur me moszbatimin e një prej vendimeve të marra ne samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, mbajtur më 25 tetor 2015 në Bruksel, duke lënë të kuptohet në këtë mënyrë se deri më tani kufirit shqiptaro-grek nuk i kanoset asnjë rrezik nga një fluks i mundshëm emigrantësh, të cilët prej javësh janë të bllokuar mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Megjithë hamendësimet për një rrugë alternative pas mbylljes së kufirit nga Maqedonia, Shqipëria ka mbetur deri tani një opsion hipotetik, por në kushtet kur të gjithë kanë mbyllur kufijtë, edhe qeveria shqiptare ka deklaruar se nuk do të lejojë futjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA