Nishani uron Thaçin: Eksperienca juaj do të përmirësojë arritjet e Kosovës

27/02/2016 11:00

Presidenti Bujar Nishani ka uruar homologun e tij kosovar të sapozgjedhur Hashim Thaçi.

“Ju uroj gjithashtu shumë sukses në përmbushjen e kësaj detyre të lartë , si dhe në përballimin me sukses të sfidave me të cilat përballet aktualisht Kosova dhe shoqëria e saj. Jam i sigurt se falë eksperiencës suaj në pavarësinë dhe progresin e Kosovës, arritjet e deritanishme do të përmirësohen më tej, si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, shprehet presidenti Bujar Nishani.

Top Channel