Pas porosive që i dha bluve në Korçë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë “zbarkon” në Elbasan Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjseë në një seancë të posaçme të komisionit për politikën e jashtme në Kongresin Amerikan, ku u vlerësuan reformat e ndërmarra nga Shqipëria.
Kongresmenët çmuan bashkëpunimin me Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s, kontributin e rëndësishëm të saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në përballimin e sfidave të sigurisë. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e angazhimit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë si një aktor dinamik dhe konstruktiv në rajon.
“Forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së konsolidon perspektivën e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur ministri Bushati.
Kreu i diplomacisë shqiptare pati takime të veçanta me senatorët Ron Johnson, kreun e nënkomisionit të jashtëm dhe senatorin Chris Murphy.
Në Departamentin Amerikan të Shtetit Ministri Bushati u takua me Amos Hochstein, i ngarkuar special dhe koordinator për çështjet ndërkombëtare të energjisë, me të cilin u diskutua mbi sigurinë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Europë.
Gjithashtu, palët u ndalën në intensifikimin e përpjekjeve për përmirësimin e mjedisit të sigurisë energjetike në rajon, si dhe rolin që mund të luajë Shqipëria si një pikë ndërlidhëse në Ballkan me tregun evropian të energjisë, nëpërmjet gazsjellësit Trans-Adriatik.
Top Channel