Vezët në Parlament, grupi i PS kërkon përjashtimin e deputetëve që qëlluan

25/02/2016 00:00

Top Channel ka mësuar për dërgimin e një letre, mbrëmjen e së enjtes, nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, në emër të grupit, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke marrë shkas nga zhvillimet e sotme në Parlament.

Ruçi kërkon me urgjencë mbledhjen e Byrosë parlamentare, për të marrë masa ndaj atyre që krijuan një situatë, siç e cilëson ai në letër “aspak të denjë për një Parlament”.

Po ashtu në letër, bazuar në nenin 65 të rregullores së Kuvendit, Ruçi kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës, të cilën lëshuan vezë e fjalë të rënda fyese ndaj Kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Ruçi kërkon përjashtimin nga punimet e Kuvendit të deputetëve Albina Deda, Genti Strazimiri dhe Bedri Hoxha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta