Prokuroria mbyll hetimet për Onkologjikun, nis gjykimi për zv.drejtoreshën dhe disa mjekë Aksi nacional Elbasan-Librazhd vazhdon të kalohet me një korsi, pranë fshatit Xibrakë, për shkak të shembjes që rruga pësoi më shumë se një muaj më parë. Edhe pse kjo sjell probleme të mëdha në qarkullim, por edhe bëhet shkak për aksidente, deri tani nuk është marrë asnjë për riparimin e saj.
ARRSH dhe Ministri i Transporteve u angazhuan për një ndërhyrje të shpejtë dhe serioze pasi dëmtimi është i madh dhe ky është një ndër akset më të rëndësishme në vend.
“Një shkarje e tillë nxjerr në pah defektet në cilësinë e punimeve të kësaj rruge”, pati thënë më 8 janar ministri Haxhinasto.
Por pas një muaji e gjysmë rruga vazhdon të jëtë në këtë gjendje dhe ata që e vuajnë janë drejtuesit e mjeteve.
“Ka jashtëzakonisht shumë probleme dhe shumë aksidente po bëhen në këtë aks”, shprehen shoferët.
Një situatë e njëjtë paraqitet edhe në dalje të Librazhdit, pranë fshatit Dragostunjë. Këtu shembja ka përfshirë tranversën e rrugës duke arritur deri në anë të saj.
Nevojitet një zgjidhje urgjente në mënyrë që situatë të mos degradojë njësoj si në Xibrakë. Firma nënkontraktore aktualisht po mbush me materiale inerte anën e rrugës për të evituar afrimin e mëtejshëm të ujërave, por kjo është thjesht një zgjidhje provizore.
Top Channel