Librazhd, sekuestrohet një kamion me lëndë drusore, gjobë 50 milionë lekë
25/02/2016 00:00
Një kamion me lëndë drusore është sekuestruar gjatë ditës së enjte nga ISHMP në Librazhd.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip “Ford” me targë AA 119KU, shtetasin me iniciale, H.M. 50 vjeç, cili është gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra.
Sipas ISHMP, është rasti i dytë, i shkeljes së moratoriumit të pyjeve, prej hyrjes në fuqi dt. 11 shkurt.
Top Channel