Bulevardi i Ri, protestë e banorëve të ish-Stacionit të Trenit

25/02/2016 00:00

Disa familje që jetonin në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, u përplasën fizikisht me policinë për moslejimin e shembjes së banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i bulevardit të ri të kryeqytetit.

Pas disa orësh debatesh dhe situate kaotike, fadromat nisën shembjen e banesave sipas planit, ndërsa banorët shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur  me vlerën e ulët të kompesimit.

Për të ndalur shembjen, disa banorë u mbyllen brenda shtëpive derisa policia ndërhyri duke boshatisur godinat dhe nisi prishjen e tyre.

Gjatë përplasjes me uniformat blu një nga banorët u shoqërua në komisariat.

Top Channel