Kukës, dëmtohet siguria në Rrugën e Kombit

24/02/2016 14:40

Vjedhja e rrjetave mbrojtëse në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit vazhdon të mbetet problem dhe burim aksidentesh.

Fenomeni i ditëve të fundit ka marrë përmasa të mëdha, pasi persona të paidentifikuar i kanë vjedhur të gjitha rrjetat që shërbejnë si mbrojtëse për mosrënien e gurëve në rrugë, duke rrezikuar të kthehen në burim aksidentesh.

Ndonëse kjo situatë vlerësohet si tepër shqetësuese, deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për dëmtimin e autostradës.

Shqetësim tjetër për këtë segment është edhe mungesa e mbikalimeve. Banorët e zonave ku kalon autostrada detyrohen të kapërcejnë apo të udhëtojnë përgjatë rrugës për të gjetur një shteg për të kaluar në pronën e tyre, nga njëra anë në tjetrën. Ndërsa nga segmenti Ura e Uzinës-Morinë banorët mbi trafikndarëset kanë vendosur mbikalime prej druri, duke shtuar rrezikun e jetës së banorëve.

Top Channel