Bankers Petroleum pezullon arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar

24/02/2016 12:30

Bankers Petroleum pezullon arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar, për mosmarrëveshjen në lidhje me raportin e auditit për vitin 2011. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Energjisë, pas negociatave, palët kanë rënë dakord për të zgjedhur ekspert ndërkombëtar të pavarur kompaninë Price Waterhouese Coopers për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, e cila do të asistohet njëkohësisht nga kompania Navigant Consulting, e specializuar për analizën  e shpenzimeve hidrokarbure.

Po ashtu, Bankers ka rënë dakord për rinegocimin e marrëveshjes hidrokarbure me qeverinë sipas legjislacionit në fuqi.
 
Konflikti mes qeverisë dhe Bankers ka lindur pas një raporti auditi të autoriteteve shqiptare ku kërkohet një detyrim i papaguar prej 75 milionë dollarësh, pasi janë raportuar shpenzime më të larta se ato reale, duke shmangur pagesën e taksasve.

Ndërkohë, kompania kanadeze pretendon të kundërtën dhe e dërgoi çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar. Tani, pas arritjes së marrëveshjes për tërheqjen nga arbitrazhi, palët do të duhet të presin raportin përfundimtar i cili do të jetë gati brenda 4 muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA