Përplasja PD-polici te Liqeni, Enno Bozdo në ndjekje penale

23/02/2016 11:25

Tre persona janë ndaluar dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, në lidhje me protestën e Partisë Demokratike për parkun e liqenit, që agravoji në përplasje fizike me uniformat blu.

Për disa orë u shoqërua në komisariat dhe ish deputeti demokrat Ndriçim Babasi, ndërsa policia e kryeqytetit, ka kallëzuar në prokurori edhe ish nënkryetarin e bashkisë Enno Bozdo, si përgjegjës për mbarvajtjen e protestës.

Në organin e akuzës janë referuar materiale edhe për 2 persona të tjerë, ndërsa gjatë paraditës së të martës, deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike ishin pranë mjediseve të komisariatit nr. 1 ku janë shoqëruar protestuesit.

“Është i njëjti skenar si në protestën e 8 dhjetorit. Protestat janë të ligjshme, policia është e paligjshme me veprimet e saj që bën. Qytetarët po shkojnë në burg, ndërkohë në Parlament po kthehen kriminela”, tha Mimoza Hajdarmataj, deputete e PD-së.

Ndaj personave të shoqëruar, atyre të shpallur ne kërkim dhe ndaj të kallzuarve, rëndojnë akuzat e shkatërimit të pronës, thirrjes për veprime të dhunshme dhe kundërshtimit të punonjësit të rendit publik.

Për ish nën kryetarin e bashkisë, Enno Bozdo kjo është hera e dytë që kallzohet në prokurori pas protestës së 8 dhjetorit të kaluar, e cila përfundoi me djegien e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA