Lu dhe Vlahutin, takim me gjyqtarët

23/02/2016 00:00

Reforma në drejtësi i ka bërë sërish bashkë në Gjykatën e Lartë jo vetëm komunitetin e gjyqtareve, por edhe diplomatët në vendin tonë.

Në një takim të anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, të thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori,  ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Zyra e shtypit njoftoi se synimi i takimit ishte për të folur për procesin e reformës në drejtësi. Zyra e shtypit e Gjykatës së lartë njofton se gjatë diskutimeve janë theksuar si probleme serioze cilësia e vendimeve, kushtet e punës zvarritja e proceseve gjyqësore dhe niveli i ulët i besimit të publikut.

Duhet të jenë pikërisht këto fenomene që kjo reformë duhet të adresojë dhe t’i korrigjojë, është evidentuar në takim.

Top Channel