Protesta për statutin, anëtarë të PS-së mblidhen para selisë
22/02/2016 00:00
Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja e grupit parlamentar socialist, nën drejtimin e Gramoz Ruçit. Takimi i përjavshëm i të mandatuarve të PS është shfrytëzuar nga një grup që u deklaruan si mbështetës të Partise Socialiste që kanë protestuar përpara selisë, këtë herë edhe me pankarta për zbatimin e statutit për zgjedhjet për kryetar.
Ben Blushi u ndje me i mbështeturi jashtë selisë së partisë për pak sekondat që ka përshkruar daljen prej saj.
Mbledhja e këtyre njerëzve përpara selisë së partisë është shfrytëzuar edhe nga deputeti më i ri i grupit socialist Eduart Ndocaj
“Prandaj duhet të ketë zgjedhje sepse nuk mund ta mbajë peng askush partinë, sepse nuk është pronë private”, tha deputeti Ndocaj.
Top Channel