Vetëm tre ditë pasi Gjykata e lartë ndryshoj masën e sigurisë në detyrim paraqitje, Armando Prenga i është rikthyer Kuvendit. Këtë të hënë ai ka qënë në komisionin parlamentar të Sigurisë, ku është anëtar.
Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për deputetin Prenga, i përfshirë pak kohë më parë në një konflikt mes dy fiseve në Laç. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave të fisit Cali. Konflikti dyshohet se ka nisur për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Në komisionin e Sigurisë raporton Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli,lidhur me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe mesazhet e dhëna lidhur me ceshtjet e sigurisë ku Shqiperia është e angazhuar.
Top Channel