Vetëm pak minuta përpara se presdienti Nishani të dekretonte emërimin e dy ministrave të rinj e t’i jepte fund në këtë mënyrë “lojës së shahut” mes tij dhe qeverisë, kamera e Top Channel kreu një vëzhgim në dy ministritë.
Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonimik ishte zv.ministrja Adela Shera-Karapici ajo që konfirmoi se pavërsisht situatës së krijuar, dikasteri vijon punën normalisht.
“Ne mendojmë se nuk do të ketë ndikim nga kjo vonesë, por një mirëfunksionim total”, tha Karapici.
Edhe në Ministrinë e Financave situata ishte e njëjtë. Madje, edhe me takime të rëndësishme si ai i zv.ministres Irena Beqiraj me kreun e Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Gent Gazheli.
“Kur ka debate politike ne jemi më të qetë në punën të përditshme”, tha Beqiraj.
Sekretari i Përgjithshëm i një institucioni është posti i cili pavarësisht ndryshimit të minsitrave, vijon të qëndrojë në detyrë. E për Gelardina Prodanin, e cila mban ketë post në Minsitrinë e Financave, fakti që ministri Ahmetaj ka qenë në të gjitha tryezat e përbashkëta është një plus.
Pavarësisht lojrave poltike dhe ankthit në stafet e afërta të ministrave për ndryshimet e zyrave apo edhe largimin nga detyra, për punonjësit e thjeshtë të administratës, këto ditë “ngërçi” ishin si gjithë ditët e tjera.
Top Channel