Llalla: Po shqyrtojmë kallëzimin ndaj Veliajt. Hetim ngjarjeve tek Liqeni

22/02/2016 00:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur këtë të hënë në lidhje me kallëzimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për këndin e lojrave tek Parku i Liqenit.

Në një prononcim për mediat Llalla ka deklaruar se, “aktualisht jemi në fazën e verifikimit të kallëzimit”. “Nëse gjejmë elementë të veprës penale, atëherë do të nisim hetimet”, ka thënë Llalla.

Ndërkohë, pak më vonë nga Berati, Llalla ka bërë me dije se, prokuroria do të nisë hetimet në lidhje me ngjarjen në kodrat e liqenit, si dhe për ngjarjet e sotme, si ndaj protestuesve ashtu dhe ndaj policisë.

Top Channel