Ditmir Bushati, vizitë në SHBA

22/02/2016 10:15

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilës do të ketë disa takime në Nju Jork dhe Uashington.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë qëndrimit në Nju Jork ministri Bushati do të takohet me diasporën shqiptare, si dhe do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë i cili zhvillohet me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD).
 
Në Uashington, Bushati do të takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Senatit dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Intensifikimi i agjendës dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në kuadër të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë në fokus të takimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA