Beqaj ripadit Bashën, avokati: Gjykata e pushoi çështjen për 1 minutë vonesë

22/02/2016 15:25

Përmes avokatit të tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është rikthyer kërkesës penale kundër kreut të demokratëve, Lulzim Basha, duke këmbëngulur që gjykata ta gjykojë atë për shpifje të kryer botërisht.

Kërkesa e avokatit u depozitua këtë të hënë, 5 ditë pasi gjykata penale pushoi çështjen me argumentin se pala kërkuese nuk ishte paraqitur. Ndërkohë që përfaqësuesit ligjorë të ministrit të Shëndetësisë arsyetojnë se gjykata ka marrë një vendim të padrejtë.

“Do të shihni pas 10 ditësh se çfarë kërkojmë ne. Gjykata u tregua korrekte, pa ironi. Ne u votuam 1 minutë dhe ajo e pushoi çështjen”, deklaroi avokati Ardian Visha.

Gjyqi që ka përballë njëri-tjetrit Beqajn dhe Bashën u zhvillua brenda 3 seancave dhe më pas gjykata deklaroi se për shkak të mungesës së paditësve, gjykimi pushohej duke mos i hyrë themelit.

Lideri i opozitës, Basha është paditur për një deklaratë të kryer në nëntor 2015, në të cilën akuzonte ministrin e Shëndetësisë për afera me tendera me vlerë 31 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA