Bashkia e Tiranës: Qëllimi i protestës, pengimi i zhvillimit

22/02/2016 14:50

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas protestës së radhës të opozitës kundër ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku e ka cilësuar atë një pseudo-protestë, që ka sipas tij vetëm një qëllim: “pengimin e zhvillimit të qytetit”.

“Sot e pamë të gjithë se si vandalët u turrën dhe shkulën hunj e çdo sistem rregullimi”, ka thënë Mazniku.

Ai është shprehur se, “PD ka veshur sot petkun e dashnorëve të pemëve, ndërsa dje ndërtonte pallate 17-katëshe buzë liqenit”.

Sipas tij, puna e bërë në këta 6 muaj nga administrata e re e bashkisë është një provë se Tirana mund të ndryshojë dhe të zhvillohet.

“Këndi do t’i shërbejë vetëm fëmijëve dhe nuk ka asnjë interes privat dhe nuk do të ketë asnjë lokal”, ka shtuar Mazniku.

Top Channel