Protesta te Liqeni, Kryeministri tregon videon e projektit. Berisha bën thirrje për protestë

21/02/2016 00:00

Me anë të një postimi në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama komentoi protestën e zhvilluar në Parkun e Liqenit, duke ju përgjigjur protestuesve me pamjet e projektit final të parkut.

Bashkangjitur videos, ai shkruan: “Ja shiheni vetë për çfarë “protestojnë” te Parku i Liqenit!… Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, “protestuesit” duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni!…”.

Po nëpërmjet “Facebook” ka reaguar dhe ish-kryeministri, Sali Berisha duke denoncuar atë që ai e quan “dhunë dhe terror policesk të ushtruar ndaj protestuesve, e cila sipas tij, ka ardhur me urdhër të Ramës për fajin e vetëm se ata po mbronin sot mushkëritë tona, pra të Tiranës, Parkun e Liqenit nga mafia e betonit Rama-Veliaj”, shkruan Berisha, i cili bënë thirrje për protestë të hënën në orën 10:00 përpara Bashkisë së Tiranës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta