Protestë për mbifaturimin e ujit, Tahiri-Veliaj në ndihmë të banorëve të Kombinatit

20/02/2016 17:40

Dhjetëra banorë të zonës së Kombinatit, në Tiranë, kanë protestuar mesditën e së shtunës për mbifaturim të ujit të pijshëm. Ata e kanë konsideruar abuzive faturat e ujit të marra gjatë këtij muaji.

Deputeti i zonës i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka marrë kontakt me banorët dhe i është bashkuar ankesës së tyre, duke e konsideruar mbifaturimin një abuzim skandaloz të UKT-së.

Ai ka premtuar se, në qoftë se abuzimi ka qenë i qëllimshëm, personi përgjegjës do të procedohet penalisht.

Banorët u shpërndanë pas një premtimi për anulimin e faturave abuzive dhe zgjidhjen njëherë e mirë të problemit, e negociuar kjo nga një bisedë e deputetit Tahiri me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Top Channel