PD kujton 20 shkurtin 1991. Akuza Ramës: Pse hesht për përvjetorin?

20/02/2016 12:00

Një çerek shekulli nga rrëzimi shtatores të diktatorit Enver Hoxha, kreu opozitës Lulzim Basha këtë akt e ka vlerësuar si “himnin qyetar të lirisë”.

Nga kremtimi i 20 shkurtit, Lulzim Basha atë që ndodhi 25 vite më parë e shikon jo thjesht si një gjest, por rrëzimin e epokës së shtypjes dhe nisja e orës së frymmjarrjes nga thundrra e tiranisë.

“Është ngjarja që i tregoi botës se në Shqipërinë e shndërruar në burg për qytetarët e saj nga regjimi më i egër, më shtypës në Europë, prapë se prapë jetonin njerëz që nuk ishin nënshtruar nga propaganda dhe terrori. Rrëzimi i shtatorës së diktatorit është monumenti ynë i kurajos qytetare, i nderit qytetar dhe është ngjarja që rriti respektin për shqiptarët në botën e lirë”, deklaroi Basha.

Kreu demokratëve lëshoi kritika për qeverinë pasi sipas tij 20 shkurti është injoruar duke mos organizuar as edhe një veprimtari.

“Si është e mundur? Në cilin vend të hapur të botës mund të ndodhë që qeveria të hesht për një ngjarje kaq të madhe, kaq të rëndësishme, kaq lavdiplotë për historinë e qytetarët e vendit që ajo qeveris. Heshtja e mbajtur nga qeveria dhe shefi i saj Edi Rama është e turpshme, provokuese, e dënueshme dhe ogurzezë”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA