Basha: Qytetarët, asnjë arsye për të votuar Ramën

20/02/2016 22:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar takimet e lidershipit të PS për anëtarësimet e reja në këtë parti, që sipas tij janë vetëm një farsë.

“Simptoma të rënda çrregullimi vijnë nga sallat e mbushura me forcë me duatrokitës që merren me autobusë dhe kërcënohen me vendin e punës”, ka komentuar Basha.

Duke u fokusuar tek fjalët e kryeministrit Rama, Basha u shpreh se, “perbuzësi i njohur i qytetarëve të vetë, sot i çekuilibruar, tha se ai që nuk e voton më është ose dele ose budalla”.

“Po cili është ai shqiptar që ka sot një arsye të vetme për të votuar Edi Ramën, pos rrethit të ngushtë të hajdutëve të tij”, shtroi pyetjen Basha.

“Bën mirë të esëllohesh e të kuptosh se qytetarët mezi po presin ditën e votës të lajnë duart me ty. As si çoban në Surrel nuk për të gjetur dele”, iu drejtua Basha kryetarit të PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA