Sikurse në Vlorë, edhe nga Korça kryesocialisti Edi Rama nuk është kursyer t’i përgjigjet deputetit të tij rebel Ben Blushi, përfshirë edhe paraardhësin Berisha.
“Meqë disa u mërzitën se unë e shkruajta, tani po e them edhe me zë. Qentë le të lehin karvani do të eci përpara. Saliu tha këtë e ka thënë Enver Hoxha në fakt këtë e ka thënë populli. Saliu e mësoi nga Enver Hoxha. Unë e kam dëgjuar nga populli”, deklaroi Rama.
Por përgjigjia e Ramës, pavarësisht se nuk i drejtohej me emër Blushit, nuk mbaroi me kaq. “Nuk iket nga partia. Dëgjomë mua. Ata që thonë hë mo se ikim, ikin në drejtim të paditur”, u shpreh Rama.
Nga Korça, ku kësaj here e çuan anëtarësimet e reja në parti, Rama shpjegoi se qeverisjen e majtë e pret akoma edhe më shumë punë.
“Në këto dy vite e gjysmë ne padyshim nuk kemi bërë gjithçka, por kemi bërë aq sa mjafton për çdo njeri të arsyeshëm dhe që e do këtë vend për të kuptuar se ne jemi e vetmja fuqi që mund ta ndryshojë Shqipërinë dhe ta çojë në drejtimin e duhur”, tha Rama.
Duke analizuar reformat, Rama u ndal tek ajo në energjinë elektrike.
“Po sikur 20 vjet më parë shqiptarëve qeveria t’u thoshte se dritat nuk vidhen dhe energjia është një mall që duhet ta paguajnë të gjithë?! Ne do të kishim mundur të kishim plotësuar deri më sot të gjitha nevojat për shkolla, për spitale, për qëndra shëndetësore për kopshte dhe çerdhe nga Tropoja deri në Sarandë në vend që çdo vit të paguanim nga taksat e atyre që paguajnë rregullisht për të mbuluar gropën e vjedhjes, që çdo vit u bë më e thellë e më e thëllë nga energjia elektrike”, tha Rama.
Top Channel