Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në Cakran

18/02/2016 14:15

Prej 8 muajsh banorët e fshatit më të madh të Fierit, Cakran, janë pa ujë të pijshëm. Në mungesë të një zyre ku të kërkojnë shërbime, ata vendosën të protestojnë këtë të enjte duke bllokuar rrugën kryesore të fshatit.

Djegia e një pompe dhe mos zëvendësimi i saj ka lënë pa ujë mbi 10 mijë banorë të ish-komunës. 8 muaj pas zgjedhjeve të 21 qershorit, në asnjë ish-komunë të Fierit nuk janë emëruar administratorët.

Shkak për këtë janë mosmarrëveshjet mes PS dhe LSI për numrin e administratorëve që do të caktohen nga kjo e fundit. Në këto kushte, zgjidhja e problemeve administrative zvarritet për muaj të tërë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Fierit dhe Bashkia ia faturojnë njëri-tjetrit përgjegjësinë për vensosjen e pompës së ujit.

Top Channel