Prishja e banesave, romët përplasen me policinë

18/02/2016 13:30

Disa familje të komunitetit rom u përplasën me policinë teksa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi shembjen e banesave të tyre, që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës.

9 familjet rome që banonin pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta bënë rezistencë për disa orë, derisa uniformat blu i nxorën me forcë nga shtëpitë e tyre. Ata thonë se shteti i ka ofruar mbështetje vetëm për t’i paguar qiranë 2 vjet, ndërkohë që kanë kërkuar dëshshpërblim si tokë truall.

Tashmë askush nuk e di fatin e 9 familjeve rome që kanë mbetur në qiell të hapur. Sipas tyre, deri më tani nuk i është ofruar ndonjë zgjidhje alternative dhe se vendimi i IKMT-së i ka gjetur të papërgatitur.

Top Channel