Presidenti Nishani nderon kryetarin e Parlamentit izraelit

18/02/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani, në takimin që i rezervoi kreut të Parlamentit të Izraelit, marrëdhëniet mes dy parlamenteve i vlerësoi si të ndërtuara mbi themelet e historisë së dy popujve aq të lashtë dhe mbijetues.

Presidenti dha edhe detajet e dekorimit të kryeparlamentarit izraelit.

“Është në shprehje kontributi dhe respekti për zotin Edelstein, i cili ka ushqyer në vijimësi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Në kushtet e lirisë dhe demokracisë, të cilat në dy vendet tona kanë akte hisorike dhe dramatike, detyra e institucioneve tona dhe atyre të Izraelit është që të lidhen sa më shumë, që të realizojnë një komunikim më të thellë, për të përballuar sfidat e shumta të ditëve moderne”, tha kreu i Shtetit, Nishani.

Yuli-Yoel Edelstein tha se, pranimin e dekoratës e bënte në emër të atyre qindra familjeve hebreje, që shpëtuan falë shqiptarëve.

Top Channel