Marrëveshja Shqipëri-SHBA 6 miliardë USD për gazin, Reuters jep detaje: Pakti është për 20 vite Artikulli i gjatë, në faqen online të radios shtetërore të Iranit, është sinjali më i qartë deri tani, i mënyrës sesi e sheh Republika Islamike ndalesën e John Kerryt në Shqipëri dhe idenë e pranimit të muhaxhedinëve të dëbuar nga Irani.
“Kerry sjell terroristët në Shqipëri”, ishte titulli i shkrimit në gjuhën shqipe. Pjesëtarët e “Frontit të Rezistencës” janë kundërshtarë të regjimit aktual në Iran, e farkëtuan rezistencën e tyre në Irak me ndihmën e Saddam Hussein, një tjetër arsye për t’u konsideruar të urryer nga vendi, që me Irakun ka qenë në luftë.
Hyrja në kampin “Liberti” dhe humbja e shpresave për t’u kthyer përsëri në kampin “Ashraf” të Irakut u bë shkak, që krerët e këtij grupi terrorist të lakmojnë shndërrimin e kampit “Liberti” si një bazë të përhershme të tyre, thuhet në artikull.
Mirëpo vendimi i Bagdadit zyrtar për dëbimin e organizatës së “Muxhahedinëve e-Khalk” nga territori i Irakut, si dhe irritimi i popullit të atjeshëm me praninë e terroristëve të këtij grupi në vendin e tij, i detyroi krerët e organizatës të kërkojnë një tjetër bazë për pjesëtarët e saj.
Me ndërmjetësimin e Amerikës, si strehë e re e këtyre njerëzve u zgjodh Shqipëria. Faktori tjetër që ndikon, – gjithmonë sipas të njëjtit artikull, – në dërgimin e muxhahedinëve në Shqipëri, janë ligjet shqiptare, që dallojnë nga ato të vendeve të tjera europiane dhe u japin mundësi krerëve muxhahedinë të kontrollojnë në mënyrë të ashpër pjesëtarët e grupit.
Shkrimi mbyllet me fjalinë, që supozohet të mbështesë pretendimet se, këta persona kanë lidhje me terrorizmin. Aty thuhet se, anëtarët e organizatës “Monafekin”, siç njihet ndryshe, do të strehohen në Shqipëri në kohën kur, në vitin 2014 deklaruan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ISIS-in.
Top Channel