Me diell dhe temperatura relativisht të larta, si pritet moti për ditën e sotme
Ministria e Kulturës ka njoftuar përmes një deklarate për shtyp se, ceremonia në nderim të mjeshtrit Ibrahim Kodra, e parashikuar të mbahej të premten pranë kodrave të Liqenit, shtyhet për një datë tjetër.
Ekzekutorët testamentarë, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, kërkojnë të vlerësojnë momentin e duhur për të proceduar me amanetin e fundit të piktorit për t’u prehur në Tiranë ose në Durrës.
Me kërkesë të vazhdueshme të ekzekutorëve testamentarë të maestro Kodrës, në kuadër të 10-vjetorit të vdekjes së tij, Ministria e Kulturës, autoritetet vendore në përputhje me ligjet në fuqi nisin një bashkëbisedim me komunitetin e Ishmit, për të mundësuar vendosjen e eshtrave në Tiranë sipas vullnetit të tij, thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga ministria.
Me gjithë bisedimet disaditore të zv.ministrit të Kulturës, të përfaqësuesve të ekzekutorëve testamentarë, si dhe angazhimit të deputetëve të zonës, si pasojë e keqkuptimeve, keqinformimeve dhe keqshpërdorimeve për rastin në fjalë, një grup banorësh krijuan një rezistencë të paarsyeshme dhe të padrejtë për procedurat ligjore të përmbushjes së amanetit të fundit të piktorit.
Top Channel