Mourinho te Manchester United, mungon vetëm zyrtarizimi

10/02/2016 11:00

Jose Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United. Kjo është ajo që publikohet tek të përdtishmet britanike “Daily Mail” dhe “Daily Mirror”, sipas të cilave trajneri portugez ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Manchester United për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm dhe tashmë priet vetëm zyrtarizimi.

Sipas këtyre dy të përditshmeve, bisedimet mes palëve kishin nisur javën e kaluar, por akordi përfundimtar është arritur vetëm në orët e fundit. Por jo vetëm kaq, mësohet se vetë Mourinho u kishte thënë miqve të tij më të ngushtë se po bënte gjithçka për të marrë vendin e Louis van Gaal në pankinën e “Djajve të Kuq”.

Mourinho, i cili u pa edhe në “Olympiastadion” për të ndjekur ndeshjen mes Hertës dhe Dortmundit, u shkarkua nga Chelsea në 17 dhjetorin e 2015-s, 3 ditë pas humbjes me Leicester. Gjatë këtyre dy muajve ai ka udhëtuar në disa shtete për pushime apo për disa aktivitete të tjera, por pa ndryshuar bazën e tij që është Londra, ku vazhdon të jetojë bashkë me familjen e tij.

Me ardhjen e Mourinhos në pankinën e Manchester United, derbi me rivalët e City-t do të ndizet akoma më shumë, pasi portuigezi do të ketë përballë tij një njohje të vjetër, Pep Guardiolën, me të cilin ai është përballur shumë herë gjatë aventurës së tij në Spanjë, kur ata drejtonin Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA