Financimi i pushtetit vendor, pr.ligj për të marrë fonde nga jashtë

10/02/2016 00:00

Financimi i projekteve të pushtetit lokal është në thelb të një projektligji që shoqata e bashkive në bashkëpunim me USAID po hartojnë me synim fitimin e më shumë kompetencave për financime nga jashtë, gjë të cilën pushteti lokal e zotëron si kompetencë të cunguar me ligjin aktual, për shkak të ndërhyrjes së qeverisë qëndrore.

Erjon Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës njëherësh në krye të shoqatës së bashkive, thotë se ligji do të forcojë me tej performancën e bashkive në administrimin e të ardhurave.

“Praktikisht për sa kohë që vëllai i madh i ka shpenzuar të gjithë kredit kartën, tek kreditë që merr qeveria e madhe, atëherë praktikisht ti je sot i pakreditueshëm në asjnë bankë. Sot jetojmë në një situatë që unë besoj është parajsa e kredive për bashkitë. Bankat e Nivelit të dytë i japin bashkive me kredi në nivelin nga zero në 2 %, praktikisht para falas”, tha Veliaj.

Ligji për financat lokale që po hartohet aktualisht, pritet të miratohet në korrik të këtij viti. Ndërkohë, bashkia e Tiranës, për të forcuar më shumë të ardhurat e saj, që prej muajit të ardhshëm do të mbledhë taksën e pronës me faturën e ujit.

“Duke nisur nga muaji tjetër për taksën e pronës, aq sa është 100 lekë në muaj do e fusin te fatura e ujit. Për sa kohë kjo është një taksë e detyrueshme me pagesë vullnetare, e cila shfaqet vetëm kur dikush shkon të marrë shërbim në bashki dhe zbulon se ka tre vjet pa paguar taksën e pronës. Sot në Tiranë vetëm 7% përdorin taksën e pronës“, vijoi Veliaj.
 

Top Channel